
Kristiano Ronaldo është nderuar nga UEFA me çmimin si golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League. Ishte vetë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, që i dha kupën simbolike Ronaldos.
Kujtojmë se aktualisht CR7 është pjesë e Al-Nassr në Arabinë Saudite. Vendin e parë në historinë e golashënuesve të Champions League e mori për sa kohë luante me Realin e Madridit.
Në Monako po mbahet ky event special ku 36 skuadra të Champions League do të njihen me shortin për këtë sezon. Kujtojmë se është një format i ri, që ka eleminuar grupet.
Lini një Përgjigje