TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2024, 16:52

“Ndaj Italisë nis një cikël i ri”, Deshamp e pranon: Zhgënjyem në ‘EURO 2024’

Shkruar nga Pamfleti

“Ndaj Italisë nis një cikël i ri”, Deshamp e pranon:

Pasi publikoi listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe Belgjikës, trajneri Didier Deshamp foli në konferencën për shtyp: “Ne po fillojmë një cikël të ri me këto ndeshjet e Ligës së Kombeve”.

Bilanci i “EURO 2024”: “Natyrisht është e rëndësishme të bëjmë një bilanc, si gjithmonë. Duhet të shohim se çfarë shkoi mirë dhe keq. Arritëm në gjysmëfinale, por nuk jemi të kënaqur. E dimë që ishte një zhgënjim”.

Ndeshja me “Axurrët”: “Italia mbetet një kombëtare e madhe, e cila ka hasur në disa vështirësi. Për këtë kam folur me Spaletin, do të më pëlqente të luaja në Torino në vend të Milanos”.

Trajneri francez komentoi edhe listën e publikuar për ndeshjet e shtatorit: “Mbetja jashtë e Benxhamin Pavard? Nuk është asgjë përfundimtare, nuk ka konkurrencë në klubin e tij. Adrien Rabio duhet të gjejë skuadër. Ai ka kërkesa, por duhet të bëjë një zgjedhje. Shpresoj të jetë gati për ndeshjet e ardhshme”.

Thirrja e Kone: “E kemi ndjekur atë për një kohë të gjatë. Na pëlqen për atë që po bën me klubin e tij, por mund të ndryshojë ekip deri të premten”.

Nuk ka pushim për Mbape: “Nuk e di nga e keni këtë informacion, se ai paska kërkuar të pushojë. Kam folur me Kilian. Ajo që mund të them është se ekziston gjithmonë problemi i kalendarit të ngjeshur me ndeshje, sidomos me formatin e ri të Champions League që do të inaugurohet sot. Ai ka shënuar gjithmonë gola, do të zhbllokohet edhe në Madrid”.

didier deshamp trajneri i mançester sitit

Lini një Përgjigje