TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2024, 15:27

Sot shorti i fazës së grupeve, kush janë 14 futbollistët shqiptarë dhe ekipet e tyre që do të luajnë në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Sot shorti i fazës së grupeve, kush janë 14 futbollistët

Liga e Kampionëve nga ky sezon vazhdon me format të ri, ndërsa 29 skuadra diheshin para të martës dhe të mërkurës, shtatë të tjera u mësuan pas ndeshjeve të play-offit.

Shorti i fazës së grupev do të hidhet sot në orën 18:00 në Monakco.

Secili ekip do të luajë tetë ndeshje me tetë kundërshtarë të ndryshëm. Katër ndeshje janë në shtëpi e katër jashtë. 36 ekipet do të jenë në një tabelë.

Për shortin ekipet janë të ndara në katër vazo. Dhe secili ekip do të luajë me nga dy kundërshtarë nga secila prej katër vazove.

Në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve do të ketë plot 14 shqiptarë.

Në vazon e parë luajnë Kristjan Asllani me Interin dhe Arijon Ibrahimoviç me Bajernin e Mynihut.

Granit Xhaka luan me Bajer Leverkusenin, Berat Gjimshiti me Atalantaën, Ardon Jashari me Klub Bryzh. Këto tri skuadra janë në vazon e dytë.

Dinamo e Zagrebit ka në gjirin e saj dy shqiptarët, Arbër Hoxhën e Arijan Ademin, ndërsa ylli i Lilës është Edon Zhegrova.

Jang Bojs ka në skuadër Kastriot Imerin dhe Ardian Bajramin.

Numri më i madh është te klubi çek, Sparta e Pragës.

Aty luajnë katër shqiptarë, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci. Sparta është në vazon e katërt.

 

futbollistët shqiptarë champions league

Lini një Përgjigje