
Sezoni i parë në La Liga nuk shkoi siç do të donte ai. Në planin personal Myrto Uzuni nuk ka zhgënjyer, por skuadra e tij Granada zbriti sërish një kategori më poshtë në futbollin spanjoll.
Pasi u shpall golashënuesi më i mirë në sezonin e shkuar të La Liga 2, duke fituar edhe “Këpucën e Artë” të kampionatit, sulmuesi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës plot 11 herë në elitën e futbollit spanjoll, si dhe ka dhuruar një asist, por kaq nuk e ndihmuan skuadrën e Granadës, ta shpëtonte nga rënia në La Liga 2 dhe tashmë duket se për Uzunin ka një tjetër të ardhme.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, ai do të rikthehet shpejt në elitë, madje duke bërë edhe kapërcimin e madh në karrierën e tij.
Myrto Uzuni ka admirues të shumtë në La Liga, përfshirë “Andaluzianët” e Sevijas dhe skuadrën e Las Palmas, të cilat janë gati të mbushin thasët për kartonin e futbollistit 28-vjeçar dhe sipas specialistëve të “Transfermarkt”, kartoni i tij vlerësohet 9 milion euro, megjithatë Granada duket se ka pretendime më të mëdha financiare.
Lini një Përgjigje