TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2024, 19:37

“Sa trishtim ndarja me Juven kështu”, fjalët e para të Kiezës pas transferimit te Liverpuli: Keqardhje, por duhej të largohesha

Shkruar nga Pamfleti

“Sa trishtim ndarja me Juven kështu”, fjalët e para

Pas dyshimeve të shumta dhe vlerësimit të ofertave, Federiko Kieza ka zgjedhur Liverpulin si destinacionin e radhës për karrierën e tij. Megjithatë, pas përfshirjes së Milanit në orët e fundit, dhe darkës mes Xhiuntolit e menaxherit të lojtarit, anësori i Juves vendosi të transferohej në Angli, duke i dhënë dritën jeshile akordit mes palëve.

“Zonja e vjetër” dhe Liverpuli kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit, i cili tashmë është në Angli gati për të nisur aventurën e re nën urdhërat e trajneri Arne Slot. Dy klubet kanë arritur një akord prej 13 milionë eurosh plus bonuse, me sulmuesin që nënshkruan një kontratë katërvjeçare me një pagë 5 milionë euro në vit.

Kieza, i cili kishte disa kohë që është ishte jashtë projektit të Tiago Motës, para se të merrte avionin për në Liverpul, është ndau ndal nga disa gazetarë për të cilët deklaroi:

Jam shumë i lumtur që filloj këtë aventurë të re. Doja t’u them lamtumirë tifozëve të Juventusit dhe shumë faleminderit për dashurinë për këto vite. Do t’ju mbaj në zemrën time gjithmonë. Më vjen keq që largohem, por jam i lumtur për këtë aventurë të re, që familja ime dhe unë mezi presim”.

Ndërkohë, klubi i Juventusit priti sot mesfushorin holandez Teun Kupmeiners, lojtar i cili vjen nga Atalanta për 52 milionë euro plus 7 mln euro bonuse. Gjithsesi dje ishte dita e zyrtarizimit të Françisko Konseisao, anësori sulmues i ardhur nga Porto.

federiko kieza sulmuesi italian liverpul

Lini një Përgjigje