
Elseid Hysaj është në një nga situatat më të vështira të karrierës së tij. Pas 12 viteve në Serienë A, mbrojtësi shqiptar është kthyer në të padëshiruar nga klubi italian i Lacios.
Këta të fundit nuk e kanë në planet e tyre për sezonin e ardhshëm, por për Hysajn nuk ka oferta. Në krahun tjetër, Lacio po mendon që të ndërpresë kontratën me shqiptarin edhe pse nuk do të kishin fitime. Skuadra bardhekaltër kërkon që të shpëtojë sa më parë nga paga e majme e Hysajt.
Madje, klubi italian pasi e la jashtë listës së lojtarëve në Ligën e Europës, po mendon diçka tjetër më injoruese. Sipas Alfredo Pedula, Hysaj pritet që të lihet jashtë edhe ekipit që do të luajë në Serinë A, për të bindur lojtarin që të largohet sa më parë.
Lini një Përgjigje