
Mirlind Daku nuk do të luajë në ndeshjen e parë në shtator për Shqipërinë për shkak të dënimit nga UEFA. Trajneri i skuadrës ruse të Rubin Kazan, Rajsid Rakhimov kërkon që Daku mos të ftohet as për sfidën me Gjeorgjinë në “Air Albania” më 10 shtator.
“Daku ka një dëmtim jo të lehtë, nuk e lejon të luajë me kapacitet të plotë. Ai po luan gjithmonë me injeksione, është gabim të rrezikosh sulmuesin, duhet t’i japim pak kohë pushim. Nuk është fare e drejtë që ta nxjerrësh një lojtar në fushë gjithmonë me qetësues. Me shumë gjasa tani Dakun e thërret Shqipëria, ne do të përpiqemi që ta bindim Shqipërinë të mos e marrin këtë herë, por t’i japin mundësinë të rikuperohet”, tha Rakhimov.
Jemi vetëm 10 ditë larg nga ripërjetimi i emocioneve kuqezi në fushën e lojës. Më 7 dhe 10 shtator, Shqipëria përballet me Ukrainën në Çeki dhe Gjeorgjinë në ‘Air Albania’ për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Më 2 shtator do të nisë grumbullimi zyrtar i Kombëtares me lojtarët që do të ambientohen në Tiranë, në ‘Shtëpinë e Futbollit’ ku do të zhvillojnë edhe seancat e para stërvitore.
Priten surpriza teksa dilemat në kokën e teknikut brazilian, Silvinjo janë të shumtë duke filluar që nga porta deri në majën e sulmit.
Lini një Përgjigje