
Ekipi i Dinamos ka pezulluar trajnerin Dritan Mehmeti. Vetë klubi njofton se teknikut do t’i t’i jepet mundësia që të drejtojë skuadrën U21.
Deri në gjetjen e pasuesit, “frenat” e ekipit i merr Erjon Xhafa.
“FC Dinamo City njofton pezullimin e Dritan Mehmetit nga posti i trajnerit të ekipit të parë. Klubi dinamovit bën me dije se teknikut Mehmeti i është dhënë drejtimi i skuadrës U-21. Deri në momentin e zyrtarizimit të trajnerit të ri, 18 herë kampionët do të stërviten nga Erjon Xhafa, i cili momentalisht mban postin e drejtorit të akademisë blu”, shkruan klubi.
Lini një Përgjigje