TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2024, 22:55

Juventusi në krye të Serisë A me pikë të plota, bardhezinjtë “likuidojnë” Veronën dhe japin sinjale për titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti

Juventusi në krye të Serisë A me pikë të plota,

Spektakël bardhezi! Juventusi regjistroi një tjetër fitore bindëse në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Veronën, me rezultatin 0-3, në duelin që u dominua nga skuadra e Tiago Motës. 

Ishte serbi Dushan Vlahoviç, ai i cili në minutën e 28, hapi serinë e golave, ndërkohë që 11 minuta më vonë ishte mbrojtësi i djathtë Savona, i cili dyfishoi shifrat, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-2. 

Për të “vulosur” rezultatin 0-3 mendoi sërish Vlahoviç, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53. 

Në dy ndeshjet e para të kampionatit, Juventusi ka marrë 6 pikë të plota, duke shënuar 6 gola dhe duke mos pësuar asnjë. Në duelin e radhës bardhezinjtë do të përballen me Romën e De Rosit në shtëpi.  

juventus verona seria a

Lini një Përgjigje