
Duel emocionues në elitën e futbollit ukrainas, në përballjen mes LNZ Çerkasi dhe Karpati Lviv, ku zbritën në fushën e lojës plot 3 futbollistë shqiptarë. Që të 3 këta pjesë e vendasve të LNZ Çerkasi që triumfuan me rezultatin 2-1.
Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Laçit, Dajko, si dhe dy shqiptarët e Kosovës, Salihu dhe Jashari, me këtë të fundit që u shndërrua në hero, duke asistuar dhe shënuar në triumfin me përmbysje që skuadra e futbollistëve shqiptarë arriti në duelin e javës së katërt.
Jashari fillimisht asistoi për golin e barazimit të shënuar nga Pasiç në minutën e 61, ndërkohë që në minutën e 77 përmbysi rezultatin në 2-1.
Kjo ishte fitorja e tretë në 4 javë kampionat për LNZ Çekasi që ka arritur të grumbullojë plot 9 pikë, me 3 futbollistët shqiptarë titullarë absolut.
Lini një Përgjigje