TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2024, 19:03

Bylis mposht Dinamon në "frymën e fundit" dhe merr fitoren e parë; kryeqytetasve u anulohen 2 gola (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Bylis mposht Dinamon në "frymën e fundit" dhe merr fitoren e

Përfundon me fitoren dramatike të Bylisit në minutat e fundit sfida në “Adush Muça” mes Ballshit dhe Dinamos. Në minutën e 101, vendasit realizuan golin që i dha fitoren dhe 3 pikët e para sezonale. Pas një pasimi nga Treni, Bruno shënoi gol, duke çuar peshë tifozërinë ballshiote. 


Në minutën e 97, Dejvi Bregu shpërdoroi rastin e artë për të kaluar Dinamon në epërsi, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.


Blutë gjetën golin e avantazhit në minutën e 37. Pas një aksioni, Gudiabi dërgoi topin në rrjetë. Pas një konfirmimi në VAR, arbitri e anuloi golin për pozicion jashtë loje.


Në minutat 81-83, Tiago harkoi për Qardakun, ky i fundit gjuajti me kokë dhe shënoi gol por iu anulua për shkak të prekjes më dorë.

bylis dinamo abissnet superiore

Lini një Përgjigje