TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2024, 17:41

Pse refuzoi 75 mln euro për 3 vite nga skuadra arabe? Paulo Dibala zbulon arsyen

Shkruar nga Pamfleti

Pse refuzoi 75 mln euro për 3 vite nga skuadra arabe? Paulo Dibala zbulon

Paulo Dibala bëri bujë të madhe me një vendim të tij pak ditë më parë. Futbollisti argjentinas, refuzoi një kontratë 3-vjeçare nga Arabia Saudite, nga e cila do të përfitonte plot 75 milionë euro.

Në një intervistë të dhënë për “Sky Sport Italia”, Dibala zbuloi arsyen, përse vendosi të mos transferohet tek Al Qadsiah.

Të gjithë mendojnë për paratë. Por, unë vendosa përpara shumë gjëra për të bërë një zgjedhje. Familja ime, gruaja ime, qyteti, ekipi dhe dëshira për t’u kthyer në kombëtare. Jam 30 vjeç, ndihem mirë. Madje, megjithëse shoh shumë kritika për dëmtimet, përpiqem të punoj sa më shumë çdo ditë.

Natyrisht, nuk mund të them se nuk u dyzova kur pashë atë shifër parash. Megjithatë ka shumë gjëra të tjera që duhet të merren parasysh dhe kjo ishte arsyeja e vendimit tim.”

Dibala sqaroi edhe aludimet në lidhje me zërat për agjentin e tij, duke thënë se ai donte vetëm ta shihte të lumtur.

Nuk ndryshon asgjë për agjentin tim. Kam dëgjuar të thuhet se ai do të humbasë shumë para, por nuk është e vërtetë. Ai thjesht donte që unë të isha i kënaqur me zgjedhjen. Nuk është thjesht një agjent për mua, por është një mik dhe dëshiron të më shohë të lumtur.”

Dibala do të jetë pjesë e Romës, me të cilët ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

paulo dibala sulmuesi argjnetinas al qadsiah skuadra arabe

Lini një Përgjigje