
Aleksandar Veselinoviç është trajneri i ri i Partizanit. Pas një sage të gjatë me shumë emra në qarkullim, klubi i kuq i jep fund kësaj serie duke emëruar zyrtarisht timonierin e ri të skaudrës.
Prezantimi zyrtar do të bëhet në ambientet e kompleksit ‘Arena e Demave’ ditën e sotme në orën 17:45 ku do të ketë dhe një konferencë për mediat.
Skuadra e fundit që 54-vjeçari ka drejtuar është Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se serbi Veselinoviç ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Ponedelnik, Suduva, Vojvodina, Spartak Subotica, Çukariçki dhe Al Batin. Gjithashtu ai ka qenë trajner edhe i kombëtares së moshave të Serbisë.
Partizani gjen kështu pasuesin e Orges Shehit dhe trajneri i ri pritet të fillojë menjëherë punën në seancën e sotme stërvitore ku do të takojë lojtarët e më pas të nisë përgatitjet për sfidën e rradhës.
Ndeshja e parë zyrtare e Aleksandër Veselinoviç në krye të stolit të Partizanit do të jetë kundër Teutës, ditën e shtunë më 31 gusht në orën 20:00 në "Niko Dovana".
Lini një Përgjigje