TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2024, 15:25

Fiorentina insiston për Kristjan Asllanin, violët futin në lojë futbollistin maroken

Shkruar nga Pamfleti

Fiorentina insiston për Kristjan Asllanin, violët futin në

Sezoni i ri, histori e vjetër. Kristjan Asllani ka qenë dhe mbetet një zëvendësues i Çalhanoglu, status që nuk pritet të ndryshojë për sa kohë mesfushori turk do të qendrojë në Milano. Pavarësisht fjalëve të ëmbla të lëshuara nga Simone Inzagi pas fitores së pastër 2-0 kundër Leçes, ku vlerësoi rolin e Asllanit, talenti kuqezi është një lojtar i ri që kërkon më shumë minuta për t’u zhvilluar.

Në çdo dalje publike, Asllani ka shprehur dashurinë e tij për Interin, ka ritheksuar se nuk ka ndërmend të largohet nga Milano, por së fundmi në Itali, mediat pranë klubit zikaltër lidhin emrin e tij me tregun e transferimeve.

Prej kohësh, Asllani ndiqet nga klubi i Fiorentinës që edhe këtë verë do të tentojë të afrojë mesfushorin shqiptar. Fiorentina kërkon të josh Interin duke përfshirë në negociata kartonin e Amrabat. Marokeni është kthyer nga huazimi i tij te Mançester Junajtid, por me sa duket nuk bën pjesë në planet e klubit.

Fiore kërkon të shtyjë Amrabat drejt Milanos, për t’u bashkuar me Simone Inzagin, në mënyrë që të marrin Asllanin, një shkëmbim kokë më kokë. Pengesa e parë në këtë pikë është vetë lojtari, Amrabat, me markonin që preferon të transferohet te Napoli.

kristjan asllani mesfushori shqiptar fiorentina

Lini një Përgjigje