TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2024, 07:55

Hodhën lëndë piroteknike në fushë dhe u përplasën me policinë, shoqërohen në komisariat 5 tifozë në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Hodhën lëndë piroteknike në fushë dhe u

Pesë tifoza janë shoqëruar në Shkodër pasi kanë kundërshtuan me dhunë efektat e policisë. 

Ngjarja është shënuar pas ndeshjes së futbollit të luajtur në stadiumin “Loro Borici të Shkodrës.

Rreth orës 20:30, të datës 25.08.2024, në stadiumin ku zhvillohej ndeshja e futbollit e kategorisë superiore ndërmjet ekipeve “Vllaznia- Tirana”, pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike.

"Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë duke identifikuar personat që hodhën lëndët piroteknike në fushë. Në momentin që shërbimet e Policisë do shoqëronin personat e dyshuar, janë kundërshtuar me dhunë nga disa tifozë. Policia ka zbatuar procedurat standarde të punës për shoqërimin në Komisariat të pesë personave, për veprime të mëtejshme", informoi sot policia e Shkodrës. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Lini një Përgjigje