
Partizani ka marrë fitoren e parë sezonale. Të kuqtë kanë lënë pas krahëve humbjen me Vllazninë në javën e parë dhe sot kanë mposhtur Skënderbeun në “Arenën e Demave” me rezultatin 2-1.
Skuadra e drejtuar nga Arbër Abilaliaj zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15. Supergol i Arinaldo Rrapajt. Me një predhë nga distanca, mesfushori i kuq e dërgoi topin në trekëndësh duke mos i dhënë asnjë shans gardianit Alia.
Me fitoren e Partizanit u mbyll edhe pjesa e parë e takimit. Në minutën e 51. Skënderbeu barazoi shifrat. Rabiu iu kundërpërgjigj “dhëmbë për dhëmbë” Rrapajt duke realizuar një tjetër supergol nga distanca.
Kur mendohej se korçarët do të dilnin me pikë nga “Arena e Demave” Partizani realizoi golin që i dha 3 pikët e para në minutën e 93. Mehmeti bëri heroin duke dërguar topin në rrjetë, pas asistit fantastik të Tedi Carës.
Lini një Përgjigje