
E kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, pavarësisht se golat nuk kanë qenë të shumtë.
“Të Kuqtë” e Liverpulit kanë siguruar fitoren e dytë radhazi në Premier Ligë, teksa kanë mundur me rezultatin e pastër, 2-0 skuadrën e Brentfordit.
Nga një gol në secilën pjesë fillimisht nga “fantazisti” kolumbian, Luis Diaz, në minutën e 13 e më pas nga “faraoni” Mohamed Salah, në minutën e 70 mjaftuan për t’i dhuruar teknikut Arne Slot, fitoren e dytë radhazi.
Tashmë, Liverpuli bëhet gati për përballjen e radhës në kampionat, “klasiken” e madhe angleze kundër “Djajve” të Mançester Junajtid.
Lini një Përgjigje