TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Gusht 2024, 17:35

Formula 1/ Lando Norris triumfon dhe shpreson për Botërorin, MekLaren bën ligjin në shtëpinë e Vershtapen

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1/ Lando Norris triumfon dhe shpreson për Botërorin, MekLaren

Lando Norris me MekLaren fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Holandës në Formula 1, duke triumfuar në pistën e Zandvort. Një triumf i merituar i pilotit britanik, arritur në shtëpinë e rivalit të tij kryesor për titull, Maks Vershtapen, i cili u rendit dyti. Para fansave të tij, kampioni i botës me Red Bull nuk arriti dot të triumfojë.

Në vendin e tretë u rendit makina Ferrari e Sharls Lëklerk, që ngjitet kështu në podium. Monogasku arriti të lërë pas Oskar Piastri me makinën tjetër MekLaren (i katërti) falë një strategjie më të mirë në ndërrimin e gomave. Gjithsesi, “kokëkuqja” ishte larg kreut.

Rikthimi i garave pas pushimeve verore konfirmoi edhe një herë duelin mes MekLaren dhe Red Bull, me britanikët ndjeshëm më superiorë në pistë. Për Vershtapen kjo është gara e pestë radhazi pa fitore dhe tashmë kryeson me 69 pikë diferencë ndaj Norris, por paraqitjet e fundit bëjnë britanikun optimist.

Për Norris ky është triumfi i dytë në karrierë, të dyja këtë sezon. Beteja më e madhe u bë për zonën e pikëve, ku në vendin e pestë u rendit spanjolli Karlos Sainz me Ferrari. Ai la pas meksikanin Serxhio Perez me Red Bull e dy makinat Mercedes të Xhorxh Rasëll dhe Luis Hemilton. Në pikë edhe Gasli e Alonso.

lando norris çmimi i madh i holandës formual 1

Lini një Përgjigje