TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Gusht 2024, 15:18

“Asllani do na jepte një dorë të madhe kur ishim 0-0”, Inzagi i thur elozhe mesfushorit shqiptar: Është lojtar i rëndësishëm

Shkruar nga Pamfleti

“Asllani do na jepte një dorë të madhe kur ishim

Interi mori mbrëmjen e djeshme fitoren e parë në këtë sezon të ri. Kampionët në fuqi të Serisë A mposhtën Leçen me rezultatin 2-0. Simone Inzagi foli para mediave, pas këtij suksesi, teksa i pyetur nëse do ta kishte aktivizuar Asllanin edhe në momentin kur ndeshja ishte ende 0-0, trajneri i Interit e ka pohuar menjëherë, duke u shprehur se mesfushori shqiptar është mjaft i rëndësishëm.

Ne ishim të zhgënjyer nga barazimi në atë mënyrë kundër kundër Xhenoas. Donim që të ktheheshim përsëri te fitoret, por kisha parë shenja të shkëlqyera gjatë javës. A do të hynte Asllani në fushë përpara penalltisë? Sigurisht, Asllani është një lojtar i rëndësishëm, i cili do të na jepte një dorë të mirë”, ka deklaruar Simone Inzagi.

simone inzagi trajneri i interit kristjan asllani

Lini një Përgjigje