
Ëngjëll Hoti ka gjetur rrugën e rrjetës në Turqi. Mesfushori shqiptar shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, ndërsa Umranijespor po fiton 0-1 përballë Ankaraguçu.
Hoti po përshtatet mjaft mirë me skuadrën turke në ligën e dytë të futbollit vendas. Kujtojmë se në Shqipëri u shpall dy herë kampion rresht, fillimisht me Tiranën dhe më pas me Partizanin.
Tashmë është i fokusuar në Turqi. Ndërkohë kujtojmë se 27-vjeçari një ndeshje më parë kishte asistuar në humbjen 3-1 përballë Sanliurfaspor.
Lini një Përgjigje