
Milani e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme këtë edicion të ri në Serinë A. Pas barazimit në shtëpi ndaj Torinos, kuqezinjtë regjistruan një tjetër mbrëmje për t’u harruar, teksa sot u mposhtën nga Parma me rezultatin 2-1.
Ishte Man ai që hapi serinë e golave në minutën e 2, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0. Në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Fonsekës, provoi të reagonte me Pulisiç, që gjeti golin e barazimit në minutën e 66, por kjo nuk mjaftoi, pas në minutën e 77, ishin sërish vendasit që shënuan me Kancelierin.
Një fitore me peshë për verdheblutë, që bën tifozët të ëndërrojnë. Një humbje e rëndë për Fonsekën që konfirmon se skuadra ka akoma shumë punë për të bërë veçanërisht në mbrojtje.
Lini një Përgjigje