TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Gusht 2024, 18:31

U largua nga Anglia pas dështimit në finalen e ”EURO 2024”, Garet Sauthgejt nis punë të re deri në fund të sezonit futbollistik

Shkruar nga Pamfleti

U largua nga Anglia pas dështimit në finalen e ”EURO

Garet Sauthgejt dha dorëheqjen, pas tetë vitesh si trajner i “Tre Luanëve”, pas humbjes në finalen e “EURO 2024” nga Spanja në korrik. Por sipas Henri Uitner, ai tashmë është kthyer në punë.

Raportohet, se ish-trajneri i Anglisë, do të punësohet nga UEFA deri në fund të sezonit si vëzhgues teknik. Rol, i cili e sheh atë të ndjekë ndeshjet dhe t'i raportojë organit qeverisës të futbollit evropian, duke analizuar lojërat nga perspektiva e trajnerit.

Vëzhgimet, krahas përdorimit të VAR dhe statistikave, janë krijuar për të ndihmuar UEFA-n të dallojë tendencat e reja në futboll, për të përmirësuar edukimin e trajnerëve.

Fabio Kapelo, Ole Gunar Solskjaer, Avram Grant, Aitor Karanka dhe Frank de Bër, punuan të gjithë si vëzhgues teknikë të UEFA-s në “EURO 2024”.

Sauthgejt, 53 vjeç, duke marrë rolin e ri për pjesën e mbetur të sezonit 2024-2025 nuk po planifikon të kthehet në trajnim gjatë asaj kohe.

Ish-trajneri i “Tre Luanëve” ishte shumë i lidhur për të zëvendësuar Erik Ten Hag Te Mançester Junajtid këtë verë. Megjithatë, Sër Xhim Retklif vendosi të vazhdojë me holandezin, i cili nënshkroi një kontratë të re në “Old Trafford”.

Federat Angleze nuk e ka caktuar ende pasardhësin e Sauthgejt, i cili e ka shfrytëzuar sa më shumë kohën e tij të papunë, duke blerë pesë shtëpi të reja me vlerë 2.4 milionë £ për firmën e tij të investimeve në rritje dhe duke shijuar diellin për pushime në Portugali me familjen e tij.

garet sauthgejt ish-trajneri i anglisë

Lini një Përgjigje