TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Gusht 2024, 19:05

Vora e nis me këmbën e mbarë, merr 3 pikët në shtëpi ndaj Apolonisë

Shkruar nga Pamfleti

Vora e nis me këmbën e  mbarë, merr 3 pikët në

Vora e Arian Bellait e ka nisur me fitore këtë sezon të ri të Kategorisë së Parë, duke mposhtur me rezultatin 1-0, Apoloninë. Ishte Ergis Kasalla ai që bëri heroin në përballjen e sotme, duke shënuar golin e fitores në minutën e 31-të. Futbollisti i cili iu bashkua vorakëve në këtë merkato vere, nga radhët e Korabit, arriti të bënte debutimin e duhur, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.

Vlen të theksohet fakti se dueli ishte i luftuar deri në minutat e fundit, ndërkohë që të dy skuadrat goditën nga një traversë. 

vora apolonia kategoria e parë

Lini një Përgjigje