TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Gusht 2024, 19:55

Kategoria e Parë/ Flamurtari zhgënjen që në start, Besa dhe Kukësi bëjnë detyrën si pretendente për Superiore

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Flamurtari zhgënjen që në start, Besa dhe

Kategoria e Parë nisi sot rrugëtimin për sezonin 2024-2025. Të gjitha takimet nisën në orën 17:00, ndërsa në total u shënuan 11 gola.

Vora e Arian Bellait e ka nisur me fitore, duke mposhtur me rezultatin 1-0, Apoloninë. Ishte Ergis Kasalla ai që bëri heroin në përballjen e sotme, duke shënuar golin e fitores në minutën e 31. Futbollisti i cili iu bashkua vorakëve në këtë merkato vere, nga radhët e Korabit, arriti të bënte debutimin e duhur, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.

Start zhgënjyes për Flamurtarin, skuadrën pretendente në këtë sezon për t’u ngjitur në Superiore. Edhe pse me afrime të bujshme në merkato, vlonjatët e Andrea Agostinelit, u mposhtën me rezultatin 1-2 nga Burreli i Ditmar Bicajt.

Vlonjatët shënuan të parët me brazilianin Fernando, ndërkohë që miqtë përmbysën gjithçka me golat e Ferrukut dhe Hotit, duke e nisur sezonin me 3 pikë të arta. 

Fitore korrën dhe Vora me Besën, që konsiderohen pretendente këtë sezon. Kukësi ndërkohë mposhti Erzenin me rezultatin 1-0.

Vetëm sfida mes Korabit dhe Lushnjës përfundoi pa gola.  Vlen të theksohet fakti se dueli ishte i luftuar deri në minutat e fundit, ndërkohë që të dy skuadrat goditën nga një traversë.

Kategoria e Parë/ Flamurtari zhgënjen që në start, Besa dhe

flamurtari kukësi besa kategoria e parë

Lini një Përgjigje