TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Gusht 2024, 21:20

Super Jamal dhe Levandovski mposhtin Bilbaon, Flik fiton sërish duke e nisur me tre 17-vjeçarë në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Super Jamal dhe Levandovski mposhtin Bilbaon, Flik fiton sërish duke e

Barcelona triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Atletiko Bilbaos me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e dytë të La Ligës. 

Ishte talenti Lamin Jamal, i cili në minutën e 24 zhbllokoi sfidën duke shënuar golin e parë sezonal, ndërkohë që Sancet vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 42 nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1.

Për golin e fitores te katalanasit mendoi bomberi Robert Levandovski, i cili në minutën e 75, vulosi shifrat në 2-1, duke i siguruar triumfin e dytë radhazi skuadrës së Flik. 

Ra në sy se sërish Flik e nisi me tre lojtarë 17-vjeçarë te Barcelona. Ishin pikërisht Kubarsi, Bernal dhe Jamal që luajtën nga minuta e parë.

Vlen të theksohet fakti se titullar në këtë përballje në radhët e Bilbaos u aktivizua edhe ylli i Europianit, Niko Uilliams, por pa mundur të lerë gjurmë. 

barcelona la liga atletik bilbao

Lini një Përgjigje