
Interi ka bërë detyrën në duelin ndaj Leçes të zhvilluar në shtëpi, duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0. Në këtë duel zbritën në fushë plot 3 futbollistë të Kombëtares shqiptare.
Ylber Ramadani u aktivizua titullar gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që Kristian Asllani u aktivizua nga stoli.
Mesfushori kuqezi zuri vendin e Çalhanoglu në minutën e 82, ndërkohë që Medon Berisha hyri në fushë në minutën e 85. Të 3 futbollistët shqiptarë, zhvilluan paraqitje dinjitoze për aq minuta sa qendruan në fushë.
Për sa i përket ndeshjes, Darmian në minutën e 5 dhe Çalhanoglu në minutën e 69, ishin autorët e golave për Interin.
Lini një Përgjigje