
Çelsi fitoi përballë Ullverhempton në ndeshjen e javës së dytë të Premier Ligës. Londinezët mposhtën ‘Ujqërit’ në transfertën e stadiumit “Molineux” me rezultatin tensitik 2-6.
Protagonistët e ndeshjes ishin Palmer, autor i një goli dhe tre asisteve, dhe Madueke, autor i një tregolëshi.
Një ndeshje plot ritëm e spektakël që në startin e saj, teksa pjesa e parë përfundoi në barazim 2-2 me golat e Cunga, Larson dhe Xhekson e Palmer. E dyta foli vetëm për Blutë, teksa ishte Noni Madueke që realizoi një tripletë për 14 minuta duke likuiduar ndeshjen.
I fundit që do të shënonte emrin në listën e golashënuesve ishte Zhoao Feliks, i cili debutoi për herë të dytë ne Çelsin.
Një performancë fantastike e djemve të Mareskës që bëjnë atë që pritej prej tyre pas milionave të shpenzuara nga klubi. Ndeshja e radhës do të jetë ndaj Kristal Palas në “Stamford Bridge”.
Ndalet Njukasëlli, që nuk arriti të shkonte më larg se barazimi 1-1 në fushën e Bërnmuthit.
Lini një Përgjigje