
Huazimi i sulmuesi shqiptar Armando Broja nga Çelsi tek Ipsuiçi është në prag të dështimit, pasi mjekët zbuluan shenja të një dëmtimi në tendinën e Akilit.
Dy klubet ranë dakord për një marrëveshje që sulmuesi të kalojë sezonin te skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit anglez në fillim të kësaj jave. Por “SunSport” ka mësuar se testet mjekësore të lojtarit kanë shkaktuar komplikime.
Ipssuiçi nuk ka hequr dorë plotësisht nga marrëveshja, por kuptohet se tani po shikon opsione të tjera.
Problemet mjekësore të Brojës janë një goditje e madhe për Çelsin, i cili po kërkon të largojë të paktën 15 lojtarë përpara mbylljes së merkatos të premten.
Sulmuesit shqiptar i është thënë se nuk ka të ardhme në “Stamford Bridge” nën drejtimin e Enzo Mareskës.
Mirëpo këto detaje kanë ndikuar për keq për vetë sulmuesin e Kombëtares.
Mediat në Angli shkruajnë gjithashtu se dhe Evertoni, klubi tjetër që e këronte me ngulm Brojën, ka hequr dorë.
Sipas tyre Broja bëri paraqitje zhgënjyese te Çelsi pas rikuperimit dhe në të njëjtën kohë u zhduk te Fulhemi.
Në këto kushte, por teksa kemi hyrë edhe në ditët e fundit të merkatos, koha po punon mbrapsht për Armando Brojën.
Lini një Përgjigje