TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Gusht 2024, 16:06

Po kalon formë të shkëlqyer me ekipin e tij, sulmuesi i kombëtares shqiptare gjen golin e 9 në kampionat (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Po kalon formë të shkëlqyer me ekipin e tij, sulmuesi i

Xhakomo Vrioni është rikthyer me gol në elitën e futbollit amerikan, pas një dëmtimi që e mbajti jashtë për 5 ndeshje. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 0-5 që skuadra e tij New England Revolution arriti në transfertë ndaj Montreal.

Vrioni u hodh në fushë në minutën e 66, teksa në minutën e 79, arriti të tundte rrjetë duke regjistruar shifrat në 0-4. Shqiptari realizoi edhe një gol në minutën e 90+1, por u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Këtë sezon Vrioni po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e New England Revolution, ku në 21 ndeshje ka shënuar 9 gola si dhe ka dhënë një asist. 

xhakomo vrioni sulmuesi i kombëtars shqiptare new england revolution

Lini një Përgjigje