TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Gusht 2024, 17:57

Bajerni e nis me vuajtje sezonin e ri të Bundesligës, bavarezët varen nga Gnabri për t’i marrë 3 pikët Volfsburgut

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni e nis me vuajtje sezonin e ri të Bundesligës, bavarezët

Bajerni i Mynihut ka mundur me rezultatin 3-2 Volfsburgun në ndeshjen hapëse të Bundesligës.

Bavarezët e nisën furishëm ndeshjen duke krijuar disa raste, me Serzh Gnabri, Herri Kejn dhe Xhoshua Kimish, por nuk arritën të shënonin.

U desh të vinte minuta e 21, kur Jamal Musiala shënoi gol pas asistimit të Sasha Boei për 1-0.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë e takimit. Volfsburgu fitoi penallti në start ku Lovro Mejer arriti ta kthente në gol për 1-1.

Nuk vonoi shumë dhe “Ujqërit” morën epërsinë, me Mejer që shënoi për 2-1 pas asistimit të Patrik Uimer. Shifrat u barazuan në 2-2, fal një autogoli të Jakub Kaminskit, i cili mposhti portierin e tij. Bajerni i Mynihut arriti të merrte epërsinë dhe për rrjedhojë edhe fitoren me golin e shënuar në minutën e 83 nga Serzh Gnabri për 3-2.

Pasi humbi titullin sezonin e shkuar, me ardhjen e Visent Kompani si trajner, tashmë Bajerni i Mynihut do të kërkojë të kthejë trofeun.

bajerni i mynihut volfsburg bundesliga

Lini një Përgjigje