
Egnatia ka mposhtur me shifrat 2-1 Laçin në ndeshjen e vlefshme për javën e 2 të Superiores.
Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit me Xhoel në minutën e 20, duke mbyllur kështu pjesën e parë në avantazh.
Egnatia dyfishoi shifrat në minutën e 67 me Fangaj.
Kurbinasit shkurtuan diferencën në minutën e 73, por goli i ekipit të Cungut vlejti vetëm për statistikë.
Skuadra e Tetovës shënoi edhe golin e tretë në minutën e 82, por iu anulua për pozicion jashtë lojë. Kështu Egnatia merr fitoren e dytë radhazi duke shkuar në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Laçi mbetet me 1 pikë.
Lini një Përgjigje