
Tifozët e Çelsit kanë çdo arsye për t'u shqetësuar për situatën te Blutë e Londrës, të cilët e kanë parë skuadrën e tyre prej dy vitesh pa një plan specifik, duke shpenzuar në mënyrë ekstravagante për futbollistët dhe gjithçka tjetër.
Enzo Mareska është emëruar trajner për të gjetur trajtimin e duhur për këtë gjendje, por askush nuk është optimist se tekniku italian do t'i përshtatet kësaj rrëmuje.
Fakti se që nga mbrëmja e së enjtes, në ndeshjen kundër Servetes në Ligën e Konferencës, qarkullon një video që tregon një anëtar të stafit të trajnerëve të Çelsit, duke marrë këshilla nga inteligjenca artificiale (AI) dhe ChatGPT, sigurisht që nuk është inkurajues.
Sigurisht, pyetjet mund të mos jenë në lidhje me taktikat ekzistuese (të dhënat e ChatGPT nuk janë të përditësuara) që do të ndihmojnë në ndeshjen e “play off”-it të Ligës së Konferencës, por kjo është shqetësuese… Zgjidhjet tani kërkohen nga interneti. Shikojeni videon…
Member of coaching staff using ChatGPT to see who’s playing tonight ???? pic.twitter.com/dM8boWHRwm
— CP (@Chelsea_Parc) August 22, 2024
Lini një Përgjigje