TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Gusht 2024, 19:29

Reali i Madridit merr fitoren e parë sezonale, Endrik lë në hije Mbape

Shkruar nga Pamfleti

Reali i Madridit merr fitoren e parë sezonale, Endrik lë në hije

Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin e pastët 3-0 Real Vajadolid në javën e dytë të La Ligës.

“Los Blancos” kanë marrë tri pikët e para në kampionat pas barazimit 1-1 kundër Majorkës në ndeshjen hapëse të sezonit 2024-2025.

Protagonistët e ndeshjes së luajtur në “Santiago Bernabeu” ishin Valverde, Diaz dhe Endrik.

I pari zhbllokoi ndeshjen në minutën e 50 me një goditje dënimi, ndërsa i dyti mbylli ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 88.

Në hije Mbape, i zëvendësuar në minutën e 86 pa lënë shenjë nga Endrik, i cili fiksoi shifrat në 3-0 në minutën e 96.

Kështu skuadra e udhëhequr nga Karlo Ançeloti renditet në vendin e tretë me 4 pikë.

real madrid real vajadolid la liga

Lini një Përgjigje