
Në krye të Konferencës së Lindjes të MLS pas fitores së madhe 2-0 me dy gola të Luis Suarez kundër Cincinnati, Inter Miami i Devid Bekam ka gjithçka që duhet për të përfunduar në krye të kampionatit tetë ndeshje para fundit të sezonit të rregullt, duke siguruar kalimin në play-off pas sezonit.
Megjithatë, që nga finalja e “Kupës së Amerikës 2024”, Lionel Mesi nuk e ka veshur më fanelën e Miamit për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë.
Trajneri i tij, Tata Martino, dha lajme në lidhje me rrugën e rikuperimit të legjendës argjentinase.
“Lionel Mesi nuk po stërvitet me grupin, por ai tashmë është në fushë dhe po punon me trajnerët. Ai po punon mirë.
Por nuk është në gjendje të luajë ende. Ne jemi ende duke pritur për ta parë në fushë dhe nuk ka një datë të parashikuar.
Për kthimin e tij ne po e vlerësojmë se si po shkon, nuk mund të them një ditë, por po i afrohemi rikthimit të tij dhe ai ndihet më mirë, kështu që është afër”, shpjegoi trajneri argjentinas pas ndeshjes kundër Cincinnati në konferencën për shtyp.
Shpresa e klubit amerikan është padyshim që “Pleshti” të rikthehet para përfundimit të sezonit të rregullt, më 19 tetor, dhe fillimit të play-off-it, javën pasuese.
Lini një Përgjigje