TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Gusht 2024, 21:23

Shitën për 40 mln euro yllin e tyre te Napoli, Torino vihet në ndjekie të talentit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Shitën për 40 mln euro yllin e tyre te Napoli, Torino vihet në

Vetëm pak ditë pas shitjes së “yllit” të tyre, Alesandro Buonxhorno, te Napoli, për plot 40 milionë euro, drejtuesit e Torinos kanë filluar të kërkojnë një qendërmbrojtës të ri dhe një ndër emrat që pëlqehet shumë nga klubi i Serisë A është Albian Hajdari, 21-vjeçari shqiptar, që aktualisht luan te Lugano, në elitën e futbollit zviceran.

“Dardani” i prapavijës ka qenë më parë pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit, ndërkohë që luan me Zvicrën U-21, teksa konsiderohet si një lojtar me shumë potencial, ku përveç qendrës së mbrojtjes, Hajdari mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të repartit të prapavijës.

Presidenti i Torinos, Urbano Kairo pritet të përpilojë një ofertë zyrtare për kartonin e mbrojtësit potent, i cili do e priste me kënaqësi rikthimin në qytetin piemontez. Kartoni i tij vlerësohet maksimalisht 4 milionë euro dhe aktualisht pas tij janë vendosur edhe Augsburgu në Gjermani e Xhirona në Spanjë.

albian hajdari mbrojtësi shqiptar torino

Lini një Përgjigje