
Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e dytë në Serinë A.
Torino ka bërë befasinë duke mposhtur Atalantën me shifrat 2-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Reteguin në minutën e 26, por shifrat u barazuan me Iliç në minutën e 31.
Më pas vendasit kaluan në avantazh në minutën e 49 me Adams. Në fund bergamaskët patën mundësinë të barazonin shifrat, por Pasaliç gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Dueli mes Fiorentinës dhe Venecias u mbyll në paqe me shifrat 0-0.
Lini një Përgjigje