
Vllaznia dhe Tirana dhurojnë spektakël në javën e dytë të Abissnet Superiore. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” është mbyllur në barazim 2-2.
Bardheblutë kaluan të parët në avantazh në minutën e 22. Pas një harkimi nga këndorja, Ualid Zharmoni përfitoi nga gabimi i portierit Qarrit dhe e dërgoi topin në rrjetë. Me fitoren e Tiranës u mbyll edhe pjesa e parë e supersfidës.
Në minutën e 55, Vllaznia barazoi shifrat. Balaj nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 75, kryeqytetasit kaluan në epërsi. Haxhiu harkoi nga këndorja dhe Ismajli gjuajti drejt portës duke tronditur shkodranët.
Avantazhi i skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 78, shkodranët rikthyen sërish baraspeshën. Balaj shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit.
Lini një Përgjigje