
Pas Europianit të Gjermanisë, sytë e shqiptarëve në merkaton e verës ishin kryesisht nga Mario Mitaj.
Futbollisti që shkëlqeu me Shqipërinë në fazën kualifikuese të Europianit, ka treguar se është gati për nivelet më të larta të futbollit.
Fillimisht Mario duhet të largohet nga Lokomotiva e Moskës. Mbrojtësi shqiptar nuk po trajtohet mirë nga rusët dhe për më tepër nuk po merr lejen për t’u larguar.
Së fundmi nga Turqia raportohet se Fenerbahçe ka depozituar një ofertë zyrtare për Mitajn. Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e rusëve.
Lini një Përgjigje