
Drejtori teknik i Dinamo Sitit, Luan Pinari, foli në prag të sfidës me Bylisin. Pinari u pyet për zërat e rikthimit të trajnerit të Ballkanit në krye të dinamovitëve dhe u përgjigj me diplomaci duke u shprehur se Mehmeti është trajneri i tyre.
“Presim rezultat pozitiv edhe pse nuk e nisëm mirë ndaj Egnatias. Shpresoj që nga sot të marim rezultate pozitive.
Ilir Daja? Kemi Dritan Mehmetin trajner, sa i përket emrave të tjerë nuk mund të flasim kur kemi një trajner aktual. Kemi besim te Mehmeti, për emra të tjerë duhet të flasim për aktualitetin e jo për atë që do të ndodhë në të ardhmen. Nuk mohoj gjë kur kemi trajner aktual, ne vazhdojmë punën me Tan Mehmetin”, tha Pinari.
Lini një Përgjigje