TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2024, 20:22

Pësoi atak kardiak në ndeshjen e Kupës Libertadores, përkeqësohet gjendja shëndetësore e futbollistit uruguajan

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi atak kardiak në ndeshjen e Kupës Libertadores,

Gjendja shëndetësore e Huan Itkierdo, futbollistit uruguaian të Nacional, i cili u shtrua në reanimacion pasi pësoi atak në zemër të enjten, në mes të ndeshjes kundër Sao Paulos, është përkeqësuar orët e fundit, sipas një raporti përkatës.

Mbrojtësi 27-vjeçar paraqiti "një evolucion të dëmtimit të trurit dhe një rritje të presionit intrakranial" , tha ekipi që e trajtonte atë në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo.

I shtruar në spital që prej datës 22 gusht 2024, në orën 20:55, pacienti, Juan Manuel Itkierdo, iu nënshtrua testeve të reja të dielën, më 25 gusht. Vlerësimi tregoi progresion të dëmtimit të trurit dhe rritje të presionit intrakranial”, thuhet në postim. "Juan mbetet nën kujdesin intensiv të mjekëve, në varësi të ventilimit mekanik," shkruhet më tej.

Mjekët kurues raportuan se lojtari u shtrua në spital “për shkak të arrestit kardiak me origjinë të paspecifikuar, për shkak të aritmisë”.

Itkierdo u rrëzua në fushën e “Morumbi Stadium” në minutën e 84 të ndeshjes së dytë të Kupës Libertadores për fazën e 1/16 të kompeticionit kundër Sao Paulos.

huan itkierdo futbollisti uruguajan

Lini një Përgjigje