TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Gusht 2024, 22:01

Elbasani shkëlqen përpara tifozëve, verdheblutë e nisin me këmbën e mbarë në “Elbasan Arena” dhe i japin leksion Teutës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani shkëlqen përpara tifozëve, verdheblutë e nisin me

Elbasani nuk pyet për reshjet e shiut. Skuadra verdheblu ka mposhtur Teutën në “Elbasan Arena”  me rezultatin e pastër 3-0 dhe e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në shtëpinë e vet.

Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 30 të takimit me mesfushorin Dros që realizoi një gol mjaft të bukur me të majtën nga jashtë zonës.

Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra e drejtuar nga italiani bordin realizoi edhe golin e qetësisë. Ardit Hila përfitoi nga një gabim i mbrojtësit Marku, pasi udhëhoqi bukur topin,

Në minutën e 78, Elbasani realizoi golin e "knock out" për Teutën me të sapofuturin në lojë Arsen Kasa. Vetëm pak sekonda i mjaftuan për mposhtur portierin Tafas.

elbasani teuta abissnet superiore

Lini një Përgjigje