
Sulmuesi shqiptar, Albion Rrahmani debutoi me gol te Sparta e Pragës, në ndeshjen e vlefshme për Champions League ndaj Malmo.
“Ndeshja e parë, goli i parë dhe promovimi në Ligën e Kampionëve… Nuk mund të ishte më e ëmbël për mua. Jam i lumtur për veten dhe për familjen time, të cilët sigurisht janë krenarë për mua”, deklaroi Rrahmani për Nova Sport.
23-vjeçari u fut nga stoli në minutën e 70, teksa në minutën e 83, shënoi golin e dytë për Spartën ndaj Malmos duke hipotekuar kualifikimin e kampionëve të Çekisë në grupet e Champions League.
Ky ishte debutimi i Rrahmanit me Spartën e Pragës, kujtojmë që sulmuesi u transferua në këtë merkato nga skuadra rumkune e Rapidit të Bukureshtit
Kujtojmë se te ekipi çek luajnë dhe Qazim Laçi, Ermald Krasniqi dhe Indrit Tuci.
Lini një Përgjigje