TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2024, 18:26

Përforcohet Liverpuli, Frederiko Kieza lë Juventusin dhe niset drejt Anglisë për aventurën e re

Shkruar nga Pamfleti

Përforcohet Liverpuli, Frederiko Kieza lë Juventusin dhe niset drejt

Liverpuli ka bërë afrimin e parë konkret për trajnerin Arne Slot. Përforcimi vjen nga Italia dhe bëhet fjalë për sulmuesin anësor të kombëtares axurre, Federiko Kiza, i cili sapo është larguar nga Junentusi.

Dy klubet kanë arritur një marrëveshje prej 13 milionë euro plus bonuse, me sulmuesin që do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në vit.

Kieza, i cili ka disa kohë që është jashtë projektit të Juventusit, u largua nga Caselle drejt Liverpulit:

"Jam shumë i lumtur që filloj këtë aventurë të re. Doja t'u them lamtumirë tifozëve të Juventusit: faleminderit për dashurinë për këto vite, unë do t'ju mbaj në zemrën time.

Më vjen keq që largohem nga Juventusi, por jam i lumtur për këtë aventurë të re, familja ime dhe unë mezi e presim",- ishin fjalët e tij të para për gazetarët e pranishëm.

Mësohet se Liverpuli ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Kiezën për 5 milionë euro në sezon dhe klubi anglez pritet që t’i paguajnë 13 milionë euro Juves për shërbimet e 26-vjeçarit. Kieza si fillim do të kryejë testet mjekësore dhe më pas do të prezantohet te Liverpuli.

federiko kieza sulmuesi italian liverpul

Lini një Përgjigje