TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2024, 18:05

Mediat turke të sigurta, Rei Manaj vendos për të ardhmen e tij

Shkruar nga Pamfleti

Mediat turke të sigurta, Rei Manaj vendos për të ardhmen e tij

Në Turqi duket se nuk kanë më dyshime. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, nuk do të largohet nga Sivaspori. Ai ka vendosur të mbetet pjesë e klubit turk deri në fund të edicionit aktual. Kështu ka raportuar gazeta turke “Sok” së fundmi.

“Manaj ka njoftuar drejtuesit e klubit se është i lumtur në Turqi te Sivaspor dhe ka vendosur të mos transferohet në një klub tjetër të paktën këtë sezon”, shkruan gazeta turke.

Interesimi për Manajn ishte i madh pas paraqitjeve të mira me fanelën e Sivasporit, ku shënoi 22 gola në 39 ndeshje. 

Sulmuesi lushnjar, iu bashkua Sivasporit në gusht të vitit të kaluar. Ai ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2026.

Në këtë mënyrë në mungesë të ndonjë oferte serioze nga ndonjë klub i rëndësishëm në këto ditë të fundit të merkatos, Rei Manaj do të vazhdojë të luajë për klubin e tij Sivasporit, aty ku është kthyer edhe në një idhull të tifozerisë. Këtë sezon deri më tani, lushnjari ende nuk ka realizuar, me Sivasspor që pas tre ndeshjesh ka grumbulluar 4 pikë, me 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

 

rei manaj sulmuesi shqiptar sivaspor

Lini një Përgjigje