TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2024, 20:00

Mario Mitaj protagonist me Lokomotivën e Moskës, mbrojtësi kuqezi jep krosimin perfekt për gol

Shkruar nga Pamfleti

Mario Mitaj protagonist me Lokomotivën e Moskës, mbrojtësi kuqezi

Mario Mitaj u shndërrua në protagonist pasditen e sotme te skuadra e Lokomotivës së Moskës, në duelin ndaj Khimkit të vlefshëm për Kupën e Rusisë.

Në minutën e 4, talenti shqiptar harkoi nga këndi një top perfekt për Pogostnov, i cili goditi saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën. 

Në minutën e 43, skuadra e mbrojtësit shqiptar shënoi edhe golin e dytë me Sulejmanov, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte me rezultatin 2-0.

Vlen të theksohet fakti, se në 2 ndeshjet e fundit të kampionatit Mitaj nuk është aktivizuar, teksa ky është aktivizimi i dytë radhazi në Kupë. 

mario mitaj mbrojtësi shqiptar lokomotiva e moskës

Lini një Përgjigje