TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Gusht 2024, 21:05

Sulmuesi i kombëtares shqiptare prek grupet e Champions League, Dinamo e Zagrebit eliminon skuadrën e Redon Xhixhës

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i kombëtares shqiptare prek grupet e Champions League, Dinamo e

Dinamo e Zagrebit ka siguruar grupet e Champions League, pasi eleminoi Karabagun në fazën "play off". Ndeshja e dytë në Azerbajxhan përfundoi me fitoren 0-2 të kroatëve, që kishin fituar dhe në shtëpi me rezultatin 3-0.

Rrugëtimi i Karabagut ku luan Redon Xhixha do të vazhdojë në grupet e Ligës së Europës. Kujtojmë se për të nuk pati minuta në sfidën e sotme.

Në anën tjetër, Arbër Hoxha, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, u aktivizua në minutën e 84. Këtë sezon do të luajë në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm europian, Champions League.

dinamo e zagrebit karabag champions league

Lini një Përgjigje