
Mbrëmjen e shkuar në orët e vona u raportua se Nedim Bajrami pritet të vijojë karrierën te gjigandët skocez të Gllazgou Rejnxhërs.
Por sot lajmi është zbehur për shkak se Sasuolo nuk dëshiron që ta largojë mesfushorin e Kombëtares shqiptare.
“Pak si ajo që po ndodh me Lauriente dhe Thorstvedt, klubi zikaltër nuk dëshiron të heqë dorë nga lojtarët e tij më të mirë, më së shumti do ta bënte këtë në kushte të përshtatshme dhe nuk dëshiron ta shesë Bajramin pak ditë para mbylljes së tregut të premten në mbrëmje”, raporton “SassuoloNews.net”.
Vlen të theksohet fakti se Nedim Bajrami shkëlqeu në Kampionatin Europian me Shqipërinë këtë verë, duke hyrë në historinë e Europianeve me golin më të shpejtë të realizuar ndonjëherë.
Lini një Përgjigje