
Pesëqind mijë stërlina për stafin e tij, për ta falënderuar për fitimin e Premier Ligës. Kjo është lëvizja që ka bërë trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola. Sezonin e kaluar, “Qytetarët” u bënë skuadra e parë në futbollin anglez që fitoi titullin e ligës në katër sezone radhazi.
Ata gjithashtu arritën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për sezonin e shtatë radhazi. Në pesë vitet e fundit, Qytetarët kanë arritur të paktën në gjysmëfinale të FA Cup.
Sipas disa burimeve, paratë kanë ardhur direkt nga Guardiola, për një shpenzim total mbi 500 mijë stërlina. Bonusi përfshin punëtorët e pajisjeve, personelin e sigurisë dhe fizioterapistët.
Lini një Përgjigje