
Huazimi i Armando Brojës te të sapongjitur në elitën e Premier Ligës, Ipsuiç Taun është në dyshim, por kjo nuk do të thotë se nuk ka shanse që të realizohet.
Gjithsesi, bllokimi i lëvizjes ka ardhur për shkak të një problemi gjatë vizitës mjekësore të sulmuesit të kombëtares shqiptare, dhe jo për shkak dokumentacioni siç shkruajtën më parë mediat britanike.
Stafi mjekësor i Ipsuiçit ka dyshime për “tendinin e Akilit” të Brojës, i cili dyshohet se mund t’i krijojë shqetësime gjatë sezonit.
Vizitat mjekësore të futbollistit u kryen në mesjavë, dhe duket se ka pasur bisedime mes dy klubeve, me skuadrën e Ipsuiçit, që kërkon uljen e pretendimeve financiare nga “Blutë e Londrës”, teksa sipas akordit verbal, duhen 30 milionë paundë për të blerë kartonin e tij në fund të huazimit.
Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabricio Romano, marrëveshja ka dështuar totalisht, me “Blutë” e Çelsit, që mesa duket nuk kanë rënë aspak dakord me kushtet e reja, të klubit të sapongjitur në Premier Ligë.
Lini një Përgjigje