TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2024, 17:37

Pas lamtumirave të senatorëve, Gjermania konfirmon grupin e “EURO 2024”, Julian Nagelsman lë jashtë Brajan Grudën

Shkruar nga Pamfleti

Pas lamtumirave të senatorëve, Gjermania konfirmon grupin e

Trajneri gjerman Julian Nagelsman ka publikuar listën e kombëtares për ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, pas “EURO 2024”. Në këtë listë është përfshirë Anxhelo Stiller, si prurja e vetme e re. Lojtari i Shtutgartit është thirrur për herë të parë, i bashkohet “Mannschaft” në kuadrin e ndeshjeve kundër Hungarisë, e cila do të zhvillohet më 7 shtator në Dyseldorf, dhe tri ditë më vonë ndaj Holandës në Amsterdam.

Pavarësisht tërheqjeve të fundit të kapitenit İlkai Gyndogan, Manuel Nojer, Toni Kros dhe Tomas Myler, trajneri Nagelsman ka vendosur të ruajë bazën e ekipit që mori pjesë në Europianin e kësaj vere, pa bërë ndryshime të rëndësishme. Çuditërisht, Antonio Rudiger, qendërmbrojtësi i Realit të Madridit, nuk do të jetë pjesë e kombëtares për këto dy ndeshje. Sipas Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), lojtari ka rënë dakord me trajnerin për të marrë pak pushim, pas një vere intensive.

Në përgjithësi jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e secilit lojtar gjatë Europianit. Prandaj, ne duam t’i japim skuadrës mundësinë që të tregohet sërish e fortë në ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, – shpjegoi Nagelsman. Për sa i përket Stiler, sezonin e kaluar dhe tani përsëri ka treguar performancë shumë të mirë”.

Gjithashtu bie në sy, se në listë nuk është as futbollisti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda. Për sulmuesin, u tha se në ndeshjet e vjeshtës do të grumbullohej nga kombëtarja e parë e Gjermanisë, por kjo nuk do të ndodhë.

Ja lista e plotë:

Portierë: Baumann (Hoffenheim), Nübel (Shtutgart), Ter Stegen (Barcelona)

Mbrojtës: Anton (Dortmund), Henrichs (Leipzig), Kimmich (Bayern), Koch (Frankfurt), Mittelstädt (Stuttgart), Raum (Leipzig), Schlotterbeck (Dortmund), Tah (Leverkusen)

Mesfushorë: Andrich (Leverkusen), Can (Dortmund), Führich (Stuttgart), Groß (Dortmund), Musiala (Bayern), Pavlovic (Bayern), Stiller (Stuttgart), Wirtz (Leverkusen)

Sulmues: Beier (Dortmund), Füllkrug (West Ham), Havertz (Arsenal), Undav (Stuttgart)

julian nagelsman trajneri i gjermanisë

Lini një Përgjigje